Mbi 4 mijë e 400 persona vaksinohen brenda ditës në Kosovë

Mbi 4 mijë e 400  persona vaksinohen brenda ditës në Kosovë

Gjatë ditës së fundit në Kosovë janë vaksinuar 4.439 persona kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë deri 25.158 qytetarë e kanë përmbyllur procesin e vaksinimit.

Ndërsa, 149.121 kanë marrë dozën e parë të vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se javën tjetër vjen një kontingjent me vaksina “Pfizer”.

Ndërkohë, Kosova është në listën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhurimin e vaksinave. /Insajderi.com