Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për ta liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës zëvendëskryeshefin ekzekutiv, Enver Gash, dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit e të njëjtit në këtë detyrë, njofton Insajderi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 22 Qershor 2021.
BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendim për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.
Sipas njoftimit, vendimi nga BPD-ja është marrë “duke pasur si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit”./Insajderi.com