Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, deklaroi të enjten mbrëma se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte propozuar që ta zëvendësojë në postin e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë, në qershor të vitit të kaluar kur dhe kishte dhënë dorëheqje nga ai nga kjo pozitë, transmeton Insajderi.
Në Klan Kosova, ajo tha se e kishte refuzuar këtë propozim, pasi sipas saj, nuk ishte etike që ta merrte postin e të parës së shtetit në ato rrethana politike.
“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jokorrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pasë me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.
“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”.
Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo individët.Top of Form/Insajderi.com