Osmani uron Ditën e Egjiptianëve: Angazhohemi që Kosova të jetë shtëpi e të gjithëve

Osmani uron Ditën e Egjiptianëve: Angazhohemi që Kosova të jetë shtëpi e të gjithëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar egjiptianëve në Kosovë ditën e tyre, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se “komuniteti egjiptian i Kosovës e pasuron diversitetin tonë kulturor”.

“Ata janë pjesë e historisë sonë dhe e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ne angazhohemi çdo ditë që shteti ynë të jetë shtëpi e të gjithëve, pa dallim.

Të dashur egjiptianë të Kosovës, urime dita juaj!”, ka shkruar Osmani.

Për këtë komunitet kryeministri Albin Kurti të enjten u zotua se do të punojë për të përmirësuar jetën socio-ekonomike të tyre.

“Do të punojmë në përmbushjen e premtimeve të vendosura në Programin e Qeverisë, ku prioritet në kuadër të Qëllimeve Strategjike dhe Objektivave Operacionale të Zyrës së Kryeministrit është përfshirë edhe përmirësimi dhe avancimin i gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmes zbatimit dhe monitorimit të këtyre politikave.

Me qëllim të arritjes së këtij prioriteti, kemi paraparë një mekanizëm për nxitjen, promovimin dhe bashkërendimin institucional të punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në institucionet publike”, ka thënë Kurti.Top of Form/Insajderi.com