Britania e Madhe mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë

Britania e Madhe mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë

Britania e Madhe ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Wendy Morton, pas takimit me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë pajtuar të punojnë për të siguruar një marrëveshje gjithpërfshirëse.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, ka shkruar ajo.Top of Form/Insajderi.com