Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident në autostradën Fier-Vlorë, në mëngjesin e sotëm, shkruan Insajderi.
Viktimat janë çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Sipas policisë, për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët kanë prerë hekurat e makinës Toyota të shkatërruar tërësisht”, raporton ‘TvKlan’.
Dy të lënduarit e tjerë janë nga makina tjetër, me ç’rast, shoferi dhe pasagjeri janë dërguar në spital.
Aksidenti me fatalitet ndodhi në vendin e quajtur “Kripa”, pranë fshatit Panaja të Vlorës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Insajderi.com