Lajçak flet me sekretarin e Kombeve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak flet me sekretarin e Kombeve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e tij me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin kanë diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vetë Lajçak, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Shumë i lumtur që u takova me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara gjatë vizitës së tij në Bruksel sot”, ka shkruar ai.

“Ne folëm për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”. /Insajderi.com