Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, duke folur për gjendjen e pandemisë në vend, pohoi se ende janë larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura " />

Maqedoni e Veriut, nuk lejohet organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura

Maqedoni e Veriut, nuk lejohet organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, duke folur për gjendjen e pandemisë në vend, pohoi se ende janë larg për të organizuar dasma në ambiente të mbyllura me shumë persona.

“Komunikimet që i kemi me Komisionin e Sëmundjeve Infektive tregojnë se jemi ende larg për manifestime në ambiente të mbyllura me shumë persona. Sërish do të kemi mbledhje me KSI-në dhe do të diskutojmë për këtë çështje, por për momentin nuk lejohen”, u shpreh Filipçe raporton Insajderi.

Filipçe potencoi edhe një herë se rregullat aktuale lejojnë organizimin e dasmave deri në një mijë persona në ambiente vetëm të hapura. Nga Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga tre mijë e 239 testime të realizuara, nëntë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Corona.

Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend, në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, ndërkaq tre pacientë e kanë humbur betejën me Coronavirusin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.663 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.946 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive janë 233. /Insajderi.com