Tahiri: Mazhoranca aktuale është bërë ndërmarrje për punësime familjare

Tahiri: Mazhoranca aktuale është bërë ndërmarrje për punësime familjare

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë Kosovës , Abelard Tahiri, e ka vlerësuar mazhorancën e aktuale që udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe Albin Kurti si të papërgjegjshme dhe arrogante, shkruan Insajderi.

Tahiri në Facebook ka thënë se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.

“Mazhoranca megjithatë, po di të organizohet e të bëhet bashkë kur është fjala për shkarkimet e paligjshme, duke e kthyer institucionin qendror të demokracisë sonë, në një gjyq publik të ndëshkimit të profesionistëve që s’nënshtrohen urdhrave politik të tyre. Është zhgënjyese që deri me tash s’qenë në gjendje të sjellin asnjë projektligj për ndryshimet strukturore që i kanë premtuar, a në anën tjetër me sukses të plotë janë bërë një ndërmarrje për punësime familjare”, ka theksuar ai.

Kreu i deputetëve të PDK ka ftuar publikisht kryeparlamentarin Glauk Konjufca që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe kontrabandimit të vendimeve të paligjshme./Insajderi.com