Në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës të premten janë varrosur Dibran Dibrani, Zeqir Muja dhe Remzi Kurteshi, të cilën ishin zhdukur nga forcat serbe në vitin 1999, njofton Insajderi.
Me këtë rast, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahitiri, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës të mos ndalen së kërkuari nga Serbia që të tregojnë se ku janë edhe të zhdukurit tjerë.
“Mitrovica nuk do ta gjej paqen e plotë, pa gjetjen edhe të 109 personave të zhdukur në luftë, mungesa e të cilëve nuk është plagë vetëm në zemrat e familjarëve të tyre, por edhe të mbarë qytetarëve”.
“Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës gjithë martirëve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. LAVDI!”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com