Osmani në takim me Wieland, kërkon liberalizimin e vizave

Osmani në takim me Wieland, kërkon liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të premten, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, në takim me Wieland, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që vendet hezituese ta mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Më tej, Presidentja është ndalur edhe te procesi i dialogut me Serbinë ku ka potencuar se ai duhet të marrë fund me njohjen e Kosovës. Sipas zonjës Osmani pavarësisht dialogut, qytetarët e Kosovës përballen me nivel të lartë të papunësisë, sikurse edhe me pasojat e pandemisë, posaçërisht në sferën e ekonomisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Prandaj, sipas saj, prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë pikërisht këto sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët./Insajderi.com