Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka rikthyer një postim që e kishte shkruar më 26 qershor të vitit 2015, kur ishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, shkruan Insajderi.
Ajo ka rikujtuar emrat e deputetëve që kishin votuar kundër Speciales, në mesin e të cilëve ishte edhe ajo.
“Flora Brovina, Nait Hasani, Fadil Demaku, Raif Qelaj, dhe unë (Ganimete Musliu) i tham përfundimisht JO Gjykatës Speciale ndërsa Rafet Rama kishte abstenuar”, ka shkruar Muasliu në Facebook.
Ajo më tej ka shkruar “fatmirësisht atë dite fitoj vullneti i popullit dhe shtetit të Kosovës. Deputet me shumicë votuan kundër dhe Ky vendim nuk kaloj. Ishte gëzim qe zgjati vetëm një muaj e 7-të dite. Deputetet serish u vunë në sprovë me 3 Gusht. Atë ditë kishim mbete pak tepër pak deputetë qe qëndronim fort në bindjet tona”.
“83 deputetë kishin votuar pro gjykatës me 3 gusht 2015, vendim ky që rezultoi të jetë i padrejtë dhe fatal për historinë tone”, ka shkruar Musliu./Insajderi.com