Tërmet në Mal të Zi

Tërmet në Mal të Zi

Mali i Zi u godit nga një tërmet i forte rreth orës 01:20 të ditës së sotme, transmeton Insajderi.

Madhësi e tërmetit ishte 4.5 shkallës gjersa epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi.

Shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan, raportojnë mediat malazeze.

Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet.

Ndryshe, tërmeti e kanë regjistruar gjithashtu edhe shërbimet e CSEM-it./Insajderi.com