Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga vetura të shtunën rreth orës 09:30 në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tringë Ismajli”.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila njoftoi se viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Insajderi.com