Deputetja e LDK-së: Arben Vitia t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputetja e LDK-së: Arben Vitia t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kërkuar nga ministri, Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve për mosvaksinimin masiv siç ka premtuar, shkruan  Insajderi.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se” është e ulët dhe e pamoralshme që të manipulohen qytetarët” për një çështje të ndjeshme siç janë vaksinat.

Ajo më tej ka thënë së Vitia kishte premtuar që vaksinimi masiv do të fillojë më 15 qershor por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Ministri Vitija tani paska deklaruar se vaksinat anti-covid do të vijnë gjatë javës së ardhshme, ndonëse në një njoftim publik MSH kishte deklaruar javë më parë se nga 15 qershori do të zbatohet Plani i Veprimit për vaksinimin në masë, gjë që nuk ndodhi. Është e ulët dhe e pamoralshme të manipulohen qytetarët për një çështje kaq të ndishme si kjo me vaksinat.  z. Vitija duhet t’iu kërkosh falje qytetarëve që i ke gënjyer se nga ajo datë do të nis vaksinimi masiv, ndërsa tani thua se vaksinat arrijnë në javën e ardhshme”, ka shkruar ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot se nga java e ardhshme do të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave të blera nga kompania Pfizer./Insajderi.com