Një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri për vdekje një burrë në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri për vdekje një burrë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me inicialet B. Z., për vrasjen me thikë të një burri në Gjilan.

Sipas njoftimit, ngjarja kishte ndodhur më 24 qershor 2021, përcjell Insajderi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale, gjithashtu për këtë vepër parashihet dënim më të paktën 10 vite deri në dënim me burg të përjetshëm”./Insajderi.com