Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, s’është marrëveshje, transmeton Insajderi.
Abazi ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit nuk është nënshkruar nga dyja palët, pra Kosova dhe Serbia.
“Askush në asnjë moment nuk mund të arsyetojë faktin që është bërë monatorium nga ai zotim në Uashington për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe tentimi për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Janë gabime që janë bërë në një kohë elektorale në SHBA. Ajo nuk është marrëveshje, pasi nuk është nënshkruar nga të dyja palët në të njëjtën formë dhe as nuk është ratifikuar në parlamentin e Kosovës për t’u bërë sipas Kushtetutës “Marrëveshje Ndërkombëtare,”- tha ai për EuroNews Albania
SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti, Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Washington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.
Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike./Insajderi.com