Grupi i alpinistëve nga Kosova: Policia dhe AKI-ja s’na lejuan t’i vizitojmë Malet e Sharrit

Grupi i alpinistëve nga Kosova: Policia dhe AKI-ja s’na lejuan t’i vizitojmë Malet e Sharrit

Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” ka njoftuar se gjatë së shtunës janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës për t’i vizituar Malet e Sharrit.

Udhëheqësi i këtij grupi, Ben Islami përmes një postimi në Facebook, tha se ndalimi është bërë për shkak të disa problemeve në këtë rajon.

“Ju informojmë se për shkak të disa problemeve në rajonin e Sharrit të Shtërpcës, vendi ku kemi pasur të shkojmë në Liqenin e Jazhincës, HIKINGNJERI ndërron destinacionin për në LIQENAT TË RUGOVËS (PEJË)”.

“Para pak çasteve na lajmëruan Policia e Kosovës dhe AKI se për një kohë te pacaktuar janë të ndaluara ecjet në komplet bjeshkët e Sharrit. Ecjen ‘Hike and Sëim’ do ta bëjmë në Liqenatin e bukur të Rugovës pasi tani dy liqenet janë komplet të shkrira dhe të mbushura me ujë”, thuhet në njoftimin e “Hiking Njeri Kosova”./Insajderi.com