Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Banjë të Pejës, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka deklaruar se në aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Banjë të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku një person ka mbetur i lënduar”, pohuar Rugova./Insajderi.com