Policia raporton disa raste të dhunës në familje

Policia raporton disa raste të dhunës në familje

E shtuna ka qenë e tensionuar nëpër familjet kosovare.

Në raportin njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës raportohen pesë persona të arrestuar shkak i dhunës në familje.

Një nënë në Lipjan ka rrahur me mjet të fortë fëmijën rreth moshës 6 vjeçare – ishte i nevojshëm trajtimi mjekësor.

Në Podujevë vëllai ka sulmuar motrën për t’i shkaktuar lëndime trupore.

Në Prishtinë, një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Ndërsa një tjetër në kryeqytet kishte ushtruar dhunë në familjen e tij.

Në Suharekë një çift është rrahur mes veti. /Insajderi.com