Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë Gërminë.
I pari i kryeqytetit ka postuar një fotografi të pishinës së Gërmisë.
“Nëse ende nuk keni vendos se qysh me mposhtë vapën, atëherë mos harroni se Gërmia i ka dyert hapur për ju”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Kosovë po mbretëron një mot i nxehtë ku temperaturat po sillen aty rreth 37 gradë. /Insajderi.com