Kurti kërkon që të shmanget rivaliteti i brendshëm në Vetëvendosje që lidhet me figura apo grupe

Kurti kërkon që të shmanget rivaliteti i brendshëm në Vetëvendosje që lidhet me figura apo grupe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje duhet të shmangen rivalitetet e brendshme, raporton Insajderi.

Ai ka kërkuar që askush të mos vetshpallet për kryetar komunash pa e marrë konfirmimin nga strukturat dhe kryesia.

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se duhet të ndalet çdo pretendim se dikush ka mbështetje nga lartë.

“Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku”, tha ai.

“Pushteti nuk duhet të na ndryshojë, por për të mos rënë pre e ndryshimit, duhet t´ia kujtojmë vetes vazhdimisht idealet tona, dhe sakrificat e dëshmorëve”. /Insajderi.com