Nga nesër nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Nga nesër nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se në kryeqytet do të fillojë aksioni për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme, njofton Insajderi.

Sipas Ahmetit, aksioni do të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali”, ka njoftuar Ahmeti.

“Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara”, thotë më tej ai. /Insajderi.com