EPIK: 78 për qind e qytetarëve thonë se BE-ja ka ndihmuar më së shumti Kosovën në luftën me pandeminë

EPIK: 78 për qind e qytetarëve thonë se BE-ja ka ndihmuar më së shumti Kosovën në luftën me pandeminë

Instituti EPIK së fundmi ka publikuar një raport lidhur me mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës për të luftuar pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.

Referuar raportit, 78 për qind e qytetarëve mendojnë se BE-ja ka qenë ajo e cila ka ndihmuar më së shumti Kosovën në përballje me pandeminë.

“BE-ja siguroi 5 milionë euro për të ofruar çdo gjë: nga testet dhe shtretër, e deri tek auto-ambulanca dhe respiratorë, siguroi 63 milionë euro ndihmë ekonomike dhe sociale për grupet më të cenueshme të shoqërisë, siguroi 100 milionë euro për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit dhe 395,000 vaksina nga COVAX”, thuhet në infografikën e EPIK-ut/Insajderi.com

No photo description available.