Anulohet seanca gjyqësore në rastin e “Burdushit”

Anulohet seanca gjyqësore në rastin e “Burdushit”

Është anuluar seanca gjyqësore për Hysri Peqanin i njohur si Burdushi, shkruan Insajderi.

Kjo pasi prokurorja Merita Bina-Rugova gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Nga zyra e gjykatësit Lutfi Shala, për “Betimi për Drejtësi”, kanë bërë të ditur se prokurorja përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se gjendet me një udhëtim zyrtar, për çka nuk mund të jetë e pranishme në seancë.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 5 gusht 2021, në ora 09:30.

“Burdushi” akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje. /Insajderi.com