Pasuria e Arben Vitisë: Mbi 1 mijë euro pagë, shtëpi e truall të trashëguar

Pasuria e Arben Vitisë: Mbi 1 mijë euro pagë, shtëpi e truall të trashëguar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar 1.151 euro pagë neto nga rroga që merr si ministër.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët e lartë të shtetit.

Përpos pasurive të zyrtarëve publikohen edhe ato familjare.

Kështu, gruaja e Arben Vitisë merr pagë 1.500 euro në muaj në Spitalin “Fati im”.

Vitia ka një shtëpi dhe një truall të trashëguar.

Shtëpia kap vlerën 150 mijë euro, ndërsa trualli 250 mijë.

Ministri i Shëndetësisë po ashtu ka një veturë Mazda të cilën e ka blerë nga kursimet dhe huamarrja në vitin 2013, 12 mijë euro, si dhe një veturë Suzuki të cilën e ka blerë me kredi bankare në vitin 2018 me vlerë 15 mijë euro.

Ai ka 6 mijë e 523 euro e 29 cent para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare dhe 2 mijë e 488 euro e 71 centë para të gatshme të bashkëshortes.

Por, ka edhe kredi. 20 mijë euro kredi bankare në emër të bashkëshortes dhe 2 mijë e 500 euro huadhënje gjithashtu në emrin e gruas. /Insajderi.com