Policia e Kosovës arrestoi të hënën një person në Gazimestan, ku serbët po shënojnë Vidovdanin, dhe gjithashtu sekuestroi flamurin serb.
I arrestuari është një i ri nga Podgorica i cili u ndalua pasi u largua nga Gazimestani, dhe kundërshtoi sepse forcat speciale të Policisë së Kosovës i kërkuan një murgeshe të hapte çantën, raportojnë mediat serbe, transmeton Insajderi.
Në mediat në Kosovë u raportua se ai u arrestua pasi “kishte kënduar këngë provokuese”, por policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me këtë rast.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë për zëdhënës të policisë për të kuptuar më shumë detaje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefonata./Insajderi.com