Besnik Berisha flet pas përjashtimit nga rasti i Shaban Gogaj

Besnik Berisha flet pas përjashtimit nga rasti i Shaban Gogaj

Avokati Besnik Berisha ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga rasti i Shaban Tetaj.

Në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, Berisha ka thënë së Gjykata e Pejës nuk është duke mundur të përpunojnë si fakt veprimet e tyre siç i quan ai të “kundërligjshme “me rastin e hapjes së rigjykimit.

“Gjykata e Pejës më rastin e rihapjes së gjykimit ka bërë vepër penale, tashmë kur unë po ja përmendi ato nuk po mundën më e përpunua si fakt me gjasë ndihen të frikësuar, të kërcënuar për shkak të veprimeve të veta të cilat i kanë bërë në mënyrë të kundërligjshme si rezultat i një thirrje të kundërligjshme, dhe po vazhdon në këtë formë të kërcënimit të drejtave të mbrojtjes, ta shohim tani si po shkon tutje”, ka thënë avokati Berisha.

Fjalët “paragjykues të çështjes penale”, ishin ato të cilat bënë që gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, të marrë vendim për përjashtimin e Berishës nga rasti në fjalë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi gjykatësja Husaj-Rugova ia ndaloi atij pyetjen drejtuar dëshmitarit Agron Hasanaj, në gjykimin ndaj Gogajt, i cili është duke u mbajtur në Gjykatën e Pejës.

Fillimisht, për këtë ai është dënuar me 500 euro gjobë, për çka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjalët “shyqyr që ekzistojnë shkallët e tjera”.

Pas kësaj, gjykatësja Husaj-Rugova mori aktvendim për përjashtimin e tij.

“Deri te ky vendim, trupi gjykues ka ardhur pasi që mbrojtësi në vazhdimësi ka prolonguar çështjen, duke konstatuar në procesverbal që si beson trupit gjykues dhe këtë çështje asnjëherë se ka adresuar tek organi përkatës. I është tërhequr vërejtja, mirëpo prapë ka vazhduar dhe pasi është dënuar me gjobë ka konstatuar se nuk i beson këtij trupi gjykues”, tha gjykatësja Husaj-Rugova.

Lidhur me këtë, gjykatësja Husaj-Rugova e njoftoi të akuzuarin Gogaj që të angazhojë mbrojtës tjetër brenda afatit prej një muaji./Insajderi.com