Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rregulluar gabimin e saj në njoftimin se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten do ta vizitojë Kosovën, njofton Insajderi.
Gërvalla e cila ka ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka rregulluar këtë gabim.
Derisa ka përmirësuar gabimet në postimin e saj, Gërvalla në vend të flamurit këtë herë vendosi ta shkruaj “NATO”.
“Takim i mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Është mirë që ta shohim angazhimin e palëkundur të NATO-s për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se NATO-ja e shpëtoi vendin dhe njerëzit tanë në momentin më ekzistencial”, shkruan Gërvalla. /Insajderi.com
Very cordial encounter with #NATO SG Stoltenberg about his visit to Kosova on July 1. Good to see the unwavering NATO commitment to the security of 🇽🇰 and its citizens. 🇽🇰 will never forget that NATO saved our country and our people in the most existential moment! D.G. pic.twitter.com/oMEjtYPa9Y
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 28, 2021