Moti për sot

Moti për sot

Në Kosovë edhe të martën do të vazhdojnë temperaturat e larta.

Situata meteorologjike do të jetë e ngjashme me ditët me vapë të javës së kaluar.

Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale të ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. /Insajderi.com