Vazhdon përplasja Grenell-Çitaku në Twitter

Vazhdon përplasja Grenell-Çitaku në Twitter

Qëndrimin e Richard Grenellit për Betejën e Kosovës (1389), Vlora Çitaku e ka cilësuar si “pasaktësi historike”.

Ish-dërguari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, ka lartësuar Lazarin dhe ushtarët serbë i ka quajtur “martirë të shenjtë”.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”.

Por, më pas pasoi reagimi i Çitakut, ku theksoi se “ushtria e Ballkanit ka luftuar kundër Perandorisë Osmane”.

“Nuk ishte betëjë e serbëve, ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.

Pasoi përgjigja e Grenellit ndaj Çitakut.

“ju ofendoni shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”. /Insajderi.com