Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se “nuk ka objekte afariste e as nëntë vetura”.
Ai tha se të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj.
Haliti, tha se raportimet “ishin të porositura për ta dëmtuat atë dhe PDK”.
“Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara”.
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasuritë e zyrtarëve.
Deklarimi i pasurisë të zyrtarëve është i obliguar me ligj. /Insajderi.com