Ish-kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, u deklarua të martën fajtor lidhur me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u mbajt shqyrtimi fillestar, Morina tha se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
Prokurori Rexha nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë, të cilin më pas e aprovoi gjykatësi i çështjes Velko Vuqitiq.
Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u caktua të bëhet më 30 qershor, në ora 11:00.
Aktakuza ndaj Gazmend Morinës është ngritur më 18 maj 2021, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai akuzohet se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, duke shfrytëzuar detyrën e tij, i tejkalon kompetencat me qëllim që tjetrit t’i sjellë dobi./Insajderi.com