Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Insajderi.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, para mediave tha se Grupet Parlamentare të partive politike duhet të jenë më të përgjegjshme.
“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”, pohoi Konjufca.
Ai shtoi se në fund të javës mund të thirret mbledhja e radhës./Insajderi.com