Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka mbërritur kontigjenti i dytë i vaksinave të blera nga kontrata me Pfizer, me gjithsej 106.470 doza, shkruan Insajderi.
Përmes një njoftimi në Facebook, Vitia ka njoftuar se dozat tjera do të vijnë ditëve në vazhdim.
“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës./Insajderi.com