Ganimete Musliu: Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së

Ganimete Musliu: Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të kësaj partie, në zgjedhjet që pritet të mbahen të shtunën e 3 korrikut, njofton Insajderi.

“Nuk kam pasur tendencë që ta bëjë kureshtarë dikënd. Kam pasur shumë thirrje telefonike edhe nga mediat”, ka thënë ajo për ‘Info Magazinë’ të Klan Kosovës.

“Unë siç e keni pa jam prezantuar në një kryesi pune. Është grupi punues që është caktuar për organizimin e Konventës. Me automatizëm kjo lë të kuptohet se kandidatët e mundshëm nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij grupi punues”, shtoi Musliu.

Ajo më tej i bëri me dije të gjithë qytetarëve të Kosovës e veçanërisht për anëtarët e PDK-së se nuk so të jetë kandidate për kryetare të kësaj partie, të paktën jo gjatë këtyre zgjedhjeve të brendshme.

“Për ju dhe qytetarët, e në veçanti për anëtarët e PDK-së, ju bëjë me dije se unë nuk do të jem kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, të paktën jo kësaj radhe”, përfundoi ajo. /Insajderi.com