Vidhet çanta me armë, para e dokumente personale në Prishtinë

Vidhet çanta me armë, para e dokumente personale në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar së një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 16:04 në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sipas raportit të policisë ankuesi ka informuar se në veturën e tij i është vjedhur çanta ku kishte pistoletë me 15 fishekë me leje,  para të gatshme, një orë dore si dhe dokumenta personale.

Deri me tani nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e veturës së tij dhe kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte pistoletën me 15 fishekë me leje, një orë dore, euro para të gatshme dhe dokumente personale të tij”, thuhet në raport e PK-së./Insajderi.com