Sveçla: Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” prioritet i MPB-së

Sveçla: Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” prioritet i MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në vazhdim të aksionit nën dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve në bujqësi, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Ai është shprehur se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti kryesor i ministrisë që drejton.

“Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë”.

“Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve”, ka shkruar Sveçla./Insajderi.com