Prokuroria: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë në rastin “Subvencioni 2021”

Prokuroria: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë në rastin “Subvencioni 2021”

Pas arrestimeve në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka dhënë së janë arrestuar 21 persona, shkruan Insajderi.

Prokurori, Rafet Halimi në konferencë deklaroi se nga 21 personat e arrestuar 14 janë zyrtarë ku shumica prej tyre janë inspektorë.

Ai tha se lokacionet ishin Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

“Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai.

Ai më tej,  shtoi se vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro.

Mes tjerash Halimi theksoi se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021 dhe të koduar “Subvencioni 2021”.

Ndërsa shef i hetimeve në Policinë e Kosovës, Arben Paqarizi tha se “Ky hetim ka zgjatur disa muaj. Sot është zbatuar një urdhër kontroll në 5 lokacione”./Insajderi.com