Sekretari i NATO-s nesër në Kosovë, përveç Osmanit e Kurtit takon edhe Goran Rakiqin

Sekretari i NATO-s nesër në Kosovë, përveç Osmanit e Kurtit takon edhe Goran Rakiqin

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjtën e 1 korrikut pritet të vizitojë Kosovën, njofton Insajderi.

Faqja zyrtare e Aleancës Veri-Atlantike ka bërë të ditur edhe agjendën e Stoltenbergut gjatë kësaj vizite në vend.

Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete e Kthim, Goran Rakiq.

Po ashtu, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici dhe me drejtorin e Ekipit Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Ai do të vizitojë edhe trupat e KFOR-it, mirëpo nuk është bërë e ditur se në cilin vend. /Insajderi.com