Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të enjten.
Kjo për shkak të përgatitjes për seancën e radhës plenare.
Pos kësaj do të shqyrtohen edhe raportet vjetore për vitin 2020 të Përformancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, Radiotelevizionit të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë.
Kuvendi ka publikuar agjendën e plotë për mbledhjen e sotme. Insajderi.com
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Përgatitjet për seancë plenare:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave