Vushtrri: Nusja sulmohet fizikisht nga kunati dhe vjehrri

Vushtrri: Nusja sulmohet fizikisht nga kunati dhe vjehrri

Një grua ka raportuar të enjten në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj, njofton Insajderi.

Rasti është hapur si “Dhunë në familje”.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com