Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton Insajderi.
Pas takimit, asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.
Paraprakisht Stoltenberg është takuar me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i aleancës veri-atlantike ka takuar edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë./Insajderi.com