Disa depo brenda Tregut në Fushë Kosovë janë përfshirë nga zjarri gjatë së enjtes.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë nga policia./Insajderi.com