Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda të tipit “Vuran 4×4”, të prodhuara në bashkëpunim me kompanitë e industrisë turke të mbrojtjes, transmeton Insajderi.
Kosova do të jetë përdoruesi i parë jashtë Turqisë i këtij automjeti të blinduar që mund të përdoret me shumë qëllime.
Siç raporton ‘Anadolu Agency’, në fazën e parë, dy njësi të automjetit do të prodhohen dhe dorëzohen në Kosovë.
‘Vuran’ është prodhuar nga prodhuesi turk i automjeteve tregtare dhe ushtarake BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe elektronike të mbrojtjes të Turqisë ‘Aselsan’.
Automjeti i blinduar me shumë qëllime ka qenë në inventarin e forcave turke të sigurisë për disa kohë.
Me lëvizshmërinë dhe mbijetesën e tij të lartë, automjeti mund të veprojë në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike. /Insajderi.com