Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që shpërtheu te tregu me shumicë në zonën industriale në Prishtinë, ku u lënduan dy persona, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:07.
Sipas Policisë, nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime të cilat ishin prona të katër personave.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com