Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore masën e paraburgimit për 21 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.
21 zyrtarë u arrestuan më 30 qershor, një një aksion të koordinuar mes Prokurorisë, Gjykatës e Policisë, raporton Betimi për Drejtësi.
Prej tyre 14 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, për vepra penale korruptive.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: Bejtullah Pira, Granit Abdyli, Valon Hoti, Enver Ibishi, Blerim Mulliqi, Kujtim Zariqi, Arsim Çela, Habibe Dauti, Musa Nivokazi, Lulzim Hajdaraj, Flamur Zeqiri, Blerim Asllani, Afrim Abazaj, Halil Krasniqi, Daut Kabashi Bekim Shala, Salih Kelmendi, Gzim Morina, Kastriot Berisha, Fuat Morina dhe Kumrije Maxharraj.
Të njëjtit po dyshohen se kanë kryer veprat penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “dhënia e ryshfetit”, mashtrim me subvencione”, “falsifikim i dokumenteve”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprën penale “ushtrimi i ndikimit”. /Insajderi.com