Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së

Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Memli Krasniqi, nuk e ka asnjë kundër kandidat në garën për kryetar të partisë, shkruan Insajderi.

Ai tha se Krasniqi i ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i këtë një lider.

Hamza më tej, deklaroi se gara ka qenë e hapur për çdo kandidat të mundshëm.

“Kemi një kandidat, dhe është Memli Krasniqi, është personalitet që i plotëson kushtet për tu zgjedhur kryetar i PDK-së. I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë garë e hapur dhe sigurisht pse kemi vetëm një kandidat, tregon se ka pasur një pajtim të heshtur që t’i jepet përkrahja Memli Krasniqit që të udhëheq PDK-në”, theksoi ai gjatë një konference për media.

Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet ditën e shtunë./Insajderi.com