AGK: Kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit mbahet më 19 korrik

AGK: Kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit  dhe Anëtarëve të Bordit mbahet më 19 korrik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021, shkruan Insajderi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: [email protected], më së voni deri më 17 korrik.

Në njoftim thuhet së AGK inkorajon dhe mirëpret cdo gazetar që ka vullnet dhe përkushtim për të punuar.

“Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit/kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve”, thuhet në njoftim.

AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, AGK thekson se për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë./Insajderi.com