Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka hapur Konventën e dhjetë të partisë, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri duke nderuar themeluesit të PDK-së, Hashim Thaçin e ish-kryetarin, Kadri Veseli, shkruan Insajderi.
Ai gjatë fjalimit të tij para delegatëve citoi porosinë e ish-kryetarit të partisë, Kadri Veseli që siç tha ai ua ka thënë gjithmonë.
“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova. Ruajeni njëri-tjetrin dhe mos u ndalni. Po e përsëris disa herë sepse kjo porosi është që na e ka dhënë gjithmonë ish-kryetari Kadri Veseli dhe është aq kuptimplotë”, citoi Ismaili ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Ai shtoi se, “PDK-në nuk mund ta gjunjëzojë askush përballë krenarisë për vlerat që i kemi”.
Uran Ismaili, njëherit ka shpallur kandidaturën e tij nga PDK, për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të këtij viti./Insajderi.com